Insajderi
Lajme

Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’

Insajderi
09 May 2026 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në shtëpinë e ish-kryeshefit të ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’, Liridon Restelicës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë ‘Sig Sauer P320’, tre karikatorë dhe 46 fishekë.

Lidhur me këtë, të njëjtit i është marrë deklarata nga personat përgjegjës.

Pas konsultimeve shtesë me prokurorin, rasti është iniciuar si ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ngjarja lidhet me një asistencë policore të kërkuar më 7 maj 2026, rreth orës 10:10, në lagjen NIC në Çagllavicë, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark