Insajderi
Lajme

Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani ka një mesazh për ta

Insajderi
10 May 2026 - 20:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani ka një mesazh për ta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në “Tubimi i Bashkimit” në fjalën e saj ish-presidentja Vjosa Osmani i ftoi të jenë pjesë e rrugëtimit edhe ata që nuk ishin të pranishëm.

Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.

Gjithashtu të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark