Trepça e luan edhe ndeshjen e dytë në “Minatori” ndaj Bashkimit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Trepça e luan edhe ndeshjen e dytë në “Minatori” ndaj Bashkimit

    Insajderi
    11 May 2026 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampionët në fuqi, KB Trepça triumfuan në finalen e parë!

    Mitrovicasit e mposhtën Bashkimin me rezultat 94-79 në një atmosferë spektakolare “Minatori”, ku nuk e lëshuan kontrollin deri në fund, duke treguar qartë se trofeu nuk dorëzohet lehtë.

    Edhe ndeshja e dytë do të luhet po në këtë palestër, të mërkurën nga ora 19:30.

    Klubi tashmë ka njoftuar se biletat mund të blihen online qysh nga sot.

    Pas ballafaqimit në mes javë, seria bartet në Prizren me dy përballjet e radhës.

    Në duelin e mbrëmshëm, te Trepça u dalluan Mustapha Amzil me 21 pikë e 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e 6 kërcime, ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shannon Shorter me 27 pikë.

    Kujtojmë se këta dy emra të mëdhenj të këtij sporti në Kosovë u ballafaquan edhe në finalen e edicionit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark