Insajderi
Showbiz

“Paskam pritur ….”/ Motra e Bes Kallakut surprizon me reagimin për partneren e re të aktorit

Insajderi
12 May 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Paskam pritur ….”/ Motra e Bes Kallakut surprizon me reagimin për partneren e re të aktorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, jeta private e Bes Kallakut vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë aludime për partneren e re të aktorit, ndërsa motra e tij, Ana Kallaku, ka bërë një reagim që ka marrë menjëherë vëmendje.

Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram Story”, ajo u pyet për partneren e re të aktorit dhe u përgjigj pa hezitim: “Paskam pritur 33 vite për të.” Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e raportit të mirë që familja e aktorit ka krijuar me vajzën që i ka rikthyer buzëqeshjen Bes Kallakut.

iii

Prej muajsh, aktori ka lënë të kuptohet se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila. Ai madje e ka përmendur publikisht emrin e partneres së re, Ejona, gjatë një koncerti, ku tha: “Dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”

Megjithatë, Besi ka zgjedhur të mos e ekspozojë plotësisht partneren e tij në rrjetet sociale, duke ruajtur ende mister identitetin e saj.

Së fundmi ai publikoi një foto romantike ku dyshja shfaqeshin të përqafuar, por pa zbuluar portretin e vajzës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark