Insajderi
Lajme

KQZ: Mbi 59 mijë aplikime për regjistrim nga diaspora

Insajderi
12 May 2026 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ: Mbi 59 mijë aplikime për regjistrim nga diaspora
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar.

Regjistrimi ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për media ka thënë se që nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani janë mbi 59 mijë aplikime.

“Në bazë të të dhënave, nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e martë, 12 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 49,493, ndërsa 4,944 të tjera janë refuzuar dhe 4,957 janë në pritje për shqyrtim”.

“Nga 49,493 aplikime të aprovuara, 11,782 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”,  deklaroi Elezi.

Siç bëri të ditur ai, vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit janë: Gjermania pasuar nga Zvicra, Franca e Suedia.

“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (24,624), Zvicër (11,063), Francë (2,172), Suedi (2,058), Austri (1,508) dhe Mbretëri e Bashkuar (1,337), ShBA (1,115) dhe Itali (1,046)”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark