Insajderi
Lajme

Një komunë e Malit të Zi me deklaratë shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës

Insajderi
12 May 2026 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një komunë e Malit të Zi me deklaratë shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Komunës së Zetës të Malit të Zi ka miratuar një deklaratë me të cilën është shfuqizuar vendimi për njohjen e Kosovës.

Sipas raportimeve të RTCG, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zetës kanë votuar pro kësaj deklarate, duke e konsideruar si një akt politik të bazuar në qëndrimet e tyre ndaj vendimeve të mëparshme shtetërore.

Në seancë është theksuar se institucionet e mëparshme të Malit të Zi, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, kanë injoruar, sipas tyre, vullnetin e një pjese të qytetarëve lidhur me statusin e Kosovës, raporton rtcg.me.

Deklarata gjithashtu përmban vlerësime politike për situatën e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, duke pretenduar se pozita e tyre është përkeqësuar nën institucionet aktuale në Prishtinë.

Me këtë akt, asambleja lokale e Zetës ka kërkuar simbolikisht anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga ana e Malit të Zi, ndonëse vendime të tilla i takojnë nivelit shtetëror.

Ndryshe, Mali i Zi e ka njohur Kosovën më 9 tetor 2008.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark