Insajderi
Lajme

Pal Lekaj vendos të mos garojë për deputet në këto zgjedhje

Insajderi
12 May 2026 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pal Lekaj vendos të mos garojë për deputet në këto zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pal Lekaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se po tërhiqet për t’u dhënë hapësirë anëtarëve të rinj të AAK-së.

“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj, por duke dhënë mbështetjen time absolute dhe duke u angazhuar edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje, me listën dhe emrat më të mirë që mund të ketë një grupim politik”, ka deklaruar ai në Facebook.

Lekaj ka shërbyer si ministër dhe deputet, si dhe kryetar i Komunës së Gjakovës për një mandat. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark