Insajderi
Lajme

Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

Insajderi
12 May 2026 - 17:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre.

Sipas njoftimit të Speciales, personat që qëndrojnë në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër dhe gjiashtu kanë hapësirë për shërbesa fetare.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare. Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njofitm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark