Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë të martës, kanë realizuar gjithsej 17 intervenime
Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.
Ndërkohë, kjo drejtori ka renditur vendet ku është intervenuar dhe në çka.
Rastet e intervenimit:
Dardani – largim i llamarinës
Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës
Te Trafiku Urban – prerje e plepit
Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës
Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës
Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave
Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës
Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës
Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë
Bregu i Diellit – largim i ulluqeve
Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi
Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine
Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi
Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje
Fshati Hajvali – tym në shtëpi
Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish
Fshati Mramor – zjarr malor