Al Nassr ishte vetëm disa sekonda larg përfundimit të fitores së titullit, por një gabim i portierit Bento tronditi stadiumin dhe ua shtyu festën.
Në derbin ndaj Al Hilal, që përfundoi 1-1, skuadra e Jorge Jesus ishte në epërsi falë golit të Simakan dhe tashmë po përgatitej të festonte, por një autogol i çuditshëm i portierit brazilian në aksionin e fundit të ndeshjes i shuajti menjëherë çdo festë.
Si pasojë, Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix u detyruan t’i largonin shiritat e kampionit, në një fund dramatik që e la kapitenin portugez të dëshpëruar në stol.
Me selektorin e Portugalisë, Roberto Martinez, në tribuna, derbi i Riadit nisi me një Al Hilal më këmbëngulës dhe më i rrezikshëm, duke e vënë skuadrën e Jorge Jesus në gjendje alarmi.
Edhe pse pati tetë minuta shtesë, dukej se asgjë nuk mund ta ndalte Al Nassr-in drejt titullit, deri sa ndodhi e paimagjinueshmja.
I cant believe Bento did that pic.twitter.com/gRqxQvNxzF
— WolfRMFC (@WolfRMFC) May 12, 2026