Insajderi
Lajme

Video nga ndërhyrja e policisë në “Sharri”, të dyshuarit penguan zyrtarët në detyrë

Insajderi
13 May 2026 - 09:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Video nga ndërhyrja e policisë në “Sharri”, të dyshuarit penguan zyrtarët në detyrë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 18:30, zyrtarët policorë të angazhuar me detyrë sekondare në Parkun Nacional “Sharri”, së bashku me zyrtarët e pyjeve, gjatë patrullimit në terren, kanë hasur në një mjet transportues të druve (xhip i modifikuar), në të cilin ndodheshin tre persona.

Pas ndalimit të mjetit, dy nga personat kanë penguar vazhdimisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjatë arrestimit të shoferit të mjetit, njëri prej tyre, duke mbajtur në dorë një motorsharrë, ka vazhduar pengimin ndaj zyrtarëve policorë

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të stacionit ka kontaktuar prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për dy personat e dyshuar I.D dhe F.D për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.”

Ndërsa për shoferin e mjetit, i cili kishte tentuar t’i shmangej policisë, është urdhëruar inicimi i një shënimi zyrtar, i cili do të hetohet nga hetimet e stacionit në bashkëpunim me zyrtarët e Parkut Nacional “Sharri”, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së prerjes së druve.

Po ashtu, ndaj tij është shqiptuar gjobë për moszbatim të urdhrave të zyrtarit policor.

Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark