Prokuroria Speciale ka njoftuar gjatë ditës se ka arrestuar dy persona lidhur me rastin “Laboratori 25”, që ka të bëjë me falsifikim dokumentesh.
Në njoftimin e Prokurorisë, u bë e ditur se G.A është ndaluar si i dyshuar në këtë rast për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Po ashtu, gjatë ditës u bë e ditur edhe se S.D. është paraqitur në mënyrë vullnetare në Policinë e Kosovës, si i dyshuar në këtë rast.
Gazeta Insajderi mëson nga burime të saj se personat që ranë në pranga janë Sami Duriqi dhe Granit Avdyli.
Insajderi ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast.
Raporimet e Insajderit: