Insajderi
Insporti

PSG shpallet kampion i Francës për herë të 14-të në histori

Insajderi
13 May 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSG shpallet kampion i Francës për herë të 14-të në histori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paris Saint-Germain është shpallur zyrtarisht kampion i Francës për sezonin 2025/26, pasi mposhti në transfertë RC Lens me rezultat 0-2 në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Ligue 1. Parisienët vulosën matematikisht titullin, duke vazhduar dominimin absolut në futbollin francez.

Golat e fitores për skuadrën e Luis Enrique u realizuan nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 29-të, pas asistimit të Ousmane Dembélé, ndërsa talenti i ri Mbaye shënoi golin e dytë në minutat shtesë për të konfirmuar triumfin e PSG-së.

Ky është titulli i 14-të kampion në histori për klubin parisien, duke e forcuar edhe më shumë statusin si skuadra më e suksesshme në Francë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark