Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim të dyshuarën për shitblerje narkotikësh, ia publikon foton

Insajderi
14 May 2026 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim të dyshuarën për shitblerje narkotikësh, ia publikon foton
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Blerina Malokun nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin e PK’së, thuhet se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, është shpallur në kërkim e dyshuara, e cila në bashkëkryerje ka kryer veprën penale për shitblerje narkotikësh.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, e dyshuara shpallet në KËRKIM nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark