Insajderi
Insporti

Dembélé paralajmëron PSG-në: Festa mund të presë, fokusi te finalja e Championsit

Insajderi
14 May 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dembélé paralajmëron PSG-në: Festa mund të presë, fokusi te finalja e Championsit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se sezoni ende nuk ka përfunduar.

Sulmuesi francez, një nga protagonistët kryesorë të PSG-së në rrugëtimin drejt finales, pranoi se atmosfera në ekip është festive pas eliminimit të Bayern Munich, por insistoi se objektivi më i madh ende nuk është arritur.

“Do të festojmë pak, sepse e meritojmë, por duhet të mbetemi të përqendruar për finalen e Champions League”, deklaroi Dembélé pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Lens, të cilën PSG-ja e fitoi dhe me këtë rast u shpall kampione e Francës.

PSG-ja e siguroi finalen pas një gjysmëfinaleje spektakolare ndaj Bayern Munichut, ku Dembélé ishte vendimtar me gola dhe paraqitje të shkëlqyera në të dy takimet.

Francezi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe konsiderohet lideri ofensiv i ekipit të drejtuar nga Luis Enrique.

Në finalen e madhe, PSG do të synojë ta mbrojë trofeun evropian dhe ta konfirmojë dominimin në futbollin kontinental.

Dembélé shtoi se skuadra duhet ta ruajë të njëjtin mentalitet dhe uri për sukses edhe në ndeshjen vendimtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark