Insajderi
Lajme

KQZ thërret mbledhje për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Insajderi
14 May 2026 - 15:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ thërret mbledhje për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot (14 maj 2026) mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 18:00, në zyrat e këtij institucioni në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se në këtë mbledhje do të trajtohen çështje që lidhen me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas rendit të ditës, mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe do të përfshijë disa pika të rëndësishme. Fillimisht do të shqyrtohen aktivitetet e Zyrës, përfshirë rekomandimin për certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 7 qershor 2026.

Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të Sekretariatit të KQZ-së (SKQZ), do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për numrin e votuesve në Qendrën e Votimit në përfaqësinë diplomatike në Frankfurt.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “Të ndryshme”, ku mund të diskutohen çështje të tjera me interes për procesin zgjedhor.

Kjo mbledhje konsiderohet pjesë e hapave konkretë të KQZ-së në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark