Insajderi
Lajme

E fundit: Arrestohet drejtori i Onima, Erkand Shabani

Insajderi
14 May 2026 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E fundit: Arrestohet drejtori i Onima, Erkand Shabani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Onima, Ekrand Shabanin, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se me urdher te Prokurorit te Shtetit, eshte ndaluar per 48 ore, nje (1) person me inicialet E.Sh., per shkak se i njejti dyshohet per kryerjen e vepres penale “Ngacmimi” nga neni 182 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Prokurori i shtetit eshte duke i ndermarre te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me kete rast”.

Rikujtojmë se në mars artisti i njohur shqiptar, Gjesti në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë më shumë pos parave të tij.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, u shpreh këngëtari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark