Insajderi
Insporti

Sinjalet e para të largimit të Pep Guardiolas nga Man City

Insajderi
14 May 2026 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sinjalet e para të largimit të Pep Guardiolas nga Man City
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Largimi i dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të Pep Guardiola te Manchester City ka shtuar spekulimet për një fund të mundshëm të epokës së trajnerit spanjoll në “Etihad”.

Sipas raportimeve të publikuara nga Fabrizio Romano, trajneri i përgatitjes fizike Lorenzo Buenaventura, i cili ka punuar me Guardiolën për më shumë se 15 vite, do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Po ashtu, edhe trajneri i portierëve Xabi Mancisidor pritet të largohet gjatë verës pas skadimit të kontratës, duke sjellë ndryshime të mëdha në stafin teknik të Cityt.

Raporti shton se këto mund të jenë sinjalet e para të largimit të Guardiolës, megjithëse vendimi final për të ardhmen e tij do të merret vetëm në fund të sezonit.

Ndërkohë, drejtuesit e Manchester Cityt thuhet se tashmë e kanë përgatitur terrenin për Enzo Maresca, i cili shihet si pasardhësi kryesor në rast se Guardiola largohet këtë verë ose në vitin 2027.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark