Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy mjekëve të spitalit të Vushtrrisë, Ekrem Sefiut dhe Valdet Rexhepit që, u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për veprën penale “Marrje e Ryshfetit”
Lajmi për caktimin e masës ndaj dy mjekëve e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve V.R. dhe E.S. është pranuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë më datë 13.05.2026. Ndërkaq, seanca dëgjimore lidhur me këtë çështje është mbajtur më datë 14.05.2026. Në të njëjtën ditë, Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore n Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj të pandehurve V.R. dhe E.S. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve do të llogaritet nga data 13.05.2026 deri më 13.06.2026”, ka deklaruar ajo.