Insajderi
Lajme

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, MINT publikon tarifat e reja të derivateve

Insajderi
15 May 2026 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, MINT publikon tarifat e reja të derivateve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për datën 15.05.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me ditën paraprake, duke arritur në 1.60 euro për litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.76 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Qytetarët mund t’i adresojnë ankesat e tyre përmes emailit [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark