Insajderi
Lajme

Përplasen anëtarët e KGJK-së për hapjen e konkursit për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit

Insajderi
15 May 2026 - 13:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasen anëtarët e KGJK-së për hapjen e konkursit për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës është zhvilluar debat lidhur me ndryshimin e rendit të ditës, pasi u propozua hapja e konkursit për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të këtij institucioni.

Anëtari i KGJK-së, gjyqtari Fahret Vellija, kërkoi që konkursi të hapet njëkohësisht edhe për pozitën e zëvendëskryetarit.

Megjithatë, ky propozim hasi në kundërshtim nga disa anëtarë të tjerë të Këshillit.

Gjyqtari Rrustem Thaçi deklaroi se nuk e mbështet hapjen e kësaj pozite në këtë fazë, duke theksuar se prioritet aktual duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të KGJK-së.

Ndërkohë, gjyqtari Artan Abazi e cilësoi të panevojshëm këtë hap, duke theksuar se procesi i zgjedhjes së kryetarit është më urgjent sesa ai i zëvendëskryetarit.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e KGJK-së, Arjeta Sadiku, bëri të ditur se sipas ligjit, afati për zgjedhjen e zëvendëskryetarit është 30 ditë pas përfundimit të mandatit aktual.

Pas debatit, propozimi u miratua që të përfshihet në rendin e ditës për shqyrtim të mëtejmë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark