Insajderi
Lajme

Vdes personi që ishte plagosur në Sllatinë

Insajderi
16 May 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes personi që ishte plagosur në Sllatinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka vdekur një person që ishte plagosur në janar të këtij viti në Sllatinë të Fushë-Kosovës

I njëjti po trajtohej që nga 23 janari në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se më 16 maj 2026 viktima, mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

“Lidhur me rastin, më datë 16.05.2026, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, policia kishte arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë, pasi më 23 janar dyshohet se kishte sulmuar viktimën me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe fyt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark