Insajderi
Lajme

Nën kërcënimin e thikës ia marrin 20 euro një shtetasi kinez, arrestohen dy persona

Insajderi
16 May 2026 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nën kërcënimin e thikës ia marrin 20 euro një shtetasi kinez, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi ia kanë grabitur 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë.

Ata e kishin kërcënuar atë me thikë.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë  15.05.2026 – 13:35. Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark