Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoj se sot mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.
KQZ po ashtu bëri të ditur se ka miratuar dizajnin e fletëvotimit për votim me postë dhe formulat për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit në QKN.
Komisioni sqaroi se fletëvotimi i miratuar do të përdoret vetëm për votimin me postë, i cili do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.