Insajderi
Insporti

Nuk është Kane: Zbulohet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga

Insajderi
16 May 2026 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk është Kane: Zbulohet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anësori i Bayern Munich, Michael Olise, është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2025/26 të Bundesligës. Mesfushori francez e mori çmimin përpara ceremonisë së dhënies së trofeut të kampionatit në Allianz Arena të Mynihut.

24-vjeçarit iu dha ky çmim nga drejtorët menaxhues të Ligës Gjermane të Futbollit (DFL), Marc Lenz dhe Steffen Merkel. Organizata vlerësoi performancat e Olise, duke theksuar ndikimin e tij në lojën e ekipit gjatë gjithë sezonit.

Michael Olise është një lojtar i shquar, i aftë të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve. Shpejtësia, aftësitë teknike, qëndrueshmëria dhe produktiviteti i tij kanë qenë ndër faktorët kryesorë të këtij sezoni në Bundesligë. Ai është bërë një nga yjet më të ndritshëm të ligës, si në nivel vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar, vunë në dukje përfaqësuesit e DFL-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark