Insajderi
Lajme

“Instagrami është për vajza” – deklarata e Elon Musk ndez debat

Insajderi
17 May 2026 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Instagrami është për vajza” – deklarata e Elon Musk ndez debat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, ka shkaktuar polemika pasi deklaroi se Instagram është “për vajza”.

“Instagrami është për vajzat”, shkroi Musk në X ndërsa iu përgjigj një postimi viral në lidhje me zakonet e rrjeteve sociale dhe trendet online.

Postimi paraqiste një diskutim rreth asaj se si zakonet e njerëzve online mund të pasqyrojnë “faza” të ndryshme të jetës së tyre.

Tema nxori në pah trendet e zakonshme të Instagramit, të tilla si ndarja e fotove të ushqimit të përgatitur në shtëpi.

Postimi u bë shpejt viral, me shumë përdorues që i quajtën komentet e tij seksiste dhe ofenduese.

Ndryshe, Elon Musk shpesh ka kritikuar platformat në pronësi të Meta, ndërsa e ka promovuar X si një alternativë më të hapur dhe serioze.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark