Insajderi
Lajme

Hasanpapaj pas raportit për varfërinë në Kosovë: Ky nuk është shteti i ëndrrave tona

Insajderi
17 May 2026 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasanpapaj pas raportit për varfërinë në Kosovë: Ky nuk është shteti i ëndrrave tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas raportit të platformës ‘WorldAtlas’, e cila në bazë të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, radhit Kosovën si shtetin e dytë më të varfër në Evropë.

Hasanpapaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se një shtet kampion për varfëri në Evropë s’është shteti i ëndrrave tona, shkruan Insajderi.

“Një shtet kampion për varfëri në Evropë nuk është shteti i ëndrrave tona.  Kosova meriton punë, dinjitet dhe mundësi, jo renditje që na turpërojnë. Ta ndalojmë këtë turp e të punojmë bashkarisht, më mirë e më mbarë për Republikën e Kosovës, për dinjitetin tonë, fëmijët tanë e brezave që do vijnë”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark