Insajderi
Lajme

Olluri për vizitën qesharake të zëvendësministrit të Kurtit në ministrinë ku punon: Mos lypni ma shumë prej tyre

Insajderi
17 May 2026 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri për vizitën qesharake të zëvendësministrit të Kurtit në ministrinë ku punon: Mos lypni ma shumë prej tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri ka përqeshur vizitën e zëvendësministrit në detyrë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dulës, në ambientet e zyrës ku ai punon.

Olluri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo cilësohet punë në Qeverinë Kurti, shkruan Insajderi.

“Zevendes ministri realizoi nje vizite zyrtare ne ambientet e ministrise Qe qikjo quhet pune ne Qeverine Kurti. Qikaq munden. Mos lypni ma shume prej tyre”, ka deklaruar Olluri.

Ministria në fjalë kishte njoftuar se numri dy i saj kishte vizituar ministrinë “për të njoftuar nga afër stafin”, shkruan Insajderi.

“Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë”, thuhet në komunikatën e para dy ditëve.

“Me këtë rast, Zëvendësministri zhvilloi takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë me stafin e ministrisë, ku u njoftua nga afër me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit zyrtar në kuadër të funksionimit dhe realizimit të aktiviteteve institucionale të MZHR-së. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, koordinimit dhe përkushtimit profesional në përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të ministrisë”, vijon komunikata. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark