Insajderi
Lajme

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren, përfundoi në spital para se t’i dorëzohej familjes

Insajderi
17 May 2026 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren, përfundoi në spital para se t’i dorëzohej familjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve.

Sinjali raporton me burime se pas pranimit të informacionit për zhdukjen e së miturës, njësitet e hetimeve për të mitur në Prizren kanë nisur kërkimet intensive në terren.

Pas disa orësh angazhim, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e vajzës, e cila fillimisht është shoqëruar në Stacion Policor për procedurat e nevojshme.

Më pas, e mitura është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe në fund i është dorëzuar familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare e Departamentit për të Mitur, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave për person të zhdukur-gjetur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark