Insajderi
Lajme

Plagosja e policit në Tiranë, dy vëllezër të dyshuar si autorë

Insajderi
18 May 2026 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja e policit në Tiranë, dy vëllezër të dyshuar si autorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e efektivit të policisë në Tiranë, Anxhelo Kumaraku, rast ky që ndodhi mesnatën e së dielës.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se autorë të dyshuar janë dy vëllezër, që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit.

Në kohën e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje, ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin.

Policia shqiptare ka identifikuar të dyshuarit janë ata janë shpallur në kërkim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark