Insajderi
Lajme

Lëndohen dy vajza në një aksident trafiku në Skenderaj

Insajderi
18 May 2026 - 11:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëndohen dy vajza në një aksident trafiku në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, ku janë lënduar dy vajza.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur teksa vajzat ishin duke drejtuar një motor elektrik, me të cilin e kanë goditur një veturë nga mbrapa.

Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet motorit dhe veturës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar.”, thuhet në raporitn 24-orës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark