Insajderi
  • Sport
  • Insporti

    Sylvinho largohet nga Kombëtarja, ky është trajneri i ri

    Insajderi
    19 May 2026 - 10:47
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Sylvinho largohet nga Kombëtarja, ky është trajneri i ri
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare.

    Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

    Selektori i ri është Rolando Maran.

    Ai ka dhënë deklaratat e tij të para pas marrjes së drejtimit të kuqezinjve, duke shprehur emocionin dhe përgjegjësinë që ndjen për këtë detyrë të re në krye të përfaqësueses shqiptare.

    Në fjalimin e tij të parë, Maran ka falënderuar drejtuesit e FSHF-së për besimin e dhënë, duke theksuar gjithashtu edhe punën e paraardhësit të tij, Sylvinho.

    “Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë shumë të rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe ta përgëzoj për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente,” është shprehur Maran.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark