Insajderi
Lajme

​Aprovohen mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim

Insajderi
19 May 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Aprovohen mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim janë aprovuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nga gjithsej 142,803 aplikime të pranuara, janë aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

“Mënyra më e përzgjedhur për të votuar, është votimi përmes postës. Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë Elezi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark