Behgjet Pacolli, pronar i Mabco, kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ka reaguar duke lënë fajtor ‘A2 group’ me Valon Ademin pronar, pasi policia private s’u lejuan punonjës të firmës së Pacollit dhe nënkontraktorëve të tjerë të futen në kantierin e këtij aeroporti.
Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se kontrata e A2 Group, përmes të cilës e aprovoi Gjykata e Apelit në Shqipëri administrimin e aeroportit, është ilegale dhe se është fabrikuar nga biznesmeni Valon Lluka, shkruan Insajderi.
“Ky veprim i dhumshëm, primitiv e brutal e mafioz i Valon Ademit, Vegim Hoxhës dhe Bujar Ejupit, po tentohet të arsyetohet përmes një të ashtuquajture kontratë, jolegale që Mabco e ka denuncuar ne prokurorine penale të Tiranës, me datën 8/01/2025. Kjo Kontrate ilegale është nënshkruar nga Valon Ademi dhe fabrikanti i falsifikimeve, Valon Lluka, së bashku me tri kontrata të tjera të 2A-së, po ashtu ilegale, të nënshkruara nga Valon Ademi dhe Valon Lluka, pa dijenin dhe prokuren e Mabcos“, deklaron Pacolli.
Sipas Pacollit, Mabco u njoftua për herë të parë për këto kontrata vjet, për të cilat thotë se i ka denoncuar ato në Prokurorinë e Tiranës.
“Ftojmë organet e shtetit që të mos bien pre e narativës, mashtrimeve dhe veprimeve ilegale të Valon Ademit, por të veprojnë, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Apelit, neneve të kontratës se koncesionit dhe ti urdhërojnë organet e policisë që të mos pengojnë hyrjen e punëtorëve të nënkontraktorëve të Mabco-s ne vendet e tyre të punës për të përfunduar punët e tyre dhe për të hyrë në posedim të dokumentacionit, gjësendeve të tyre dhe instrumenteve të tyre të punës. Çdo mospermbushje në këtë drejtim cenon rëndë të drejtat e njeriut, të puntorëve dhe pronëes sipas ligjeve ne fuqi”, tha më tej Pacolli.
Ndryshe, dje dhe sot janë krijuar tensione në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, pasi që dhjetëra punëtorë të kompanisë Mabco dhe nënkontraktorë të saj janë penguar nga policia private e kompanisë “Vlora International Airport” për të hyrë në kantier.
Konflikti mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit
Përplasja Pacolli–Ademi ka nisur ne vjeshtën e 2025-ës për aksionet dhe administrimin e Aeroportit. Palët kishin firmosur një kontratë noteriale, sipas së cilës pjesa e “2A Group” do të rritej nga 2 në 49 për qind, por kjo kontratë nuk u regjistrua në QKB. “2A Group” iu drejtua gjykatës, e cila fillimisht bllokoi veprimtarinë e “Mabco” në asamble.
Një tjetër pikë është kontrata e kredisë prej 100 milionë eurosh që “Mabco” ka marrë nga fondi “Delphos”. Për këtë arsye, Ademi hapi një tjetër proces gjyqësor, duke kërkuar pezullimin e çdo veprimtarie të ortakut, Pacolli. Gjykata e Apelit i njohu “2A Group” të drejtën e administrimit, me argumentin se vendimi parandalon tjetërsimin e aksioneve. /Insajderi.org/