Arsenali është kampion i Premier Ligës për herë të parë që nga skuadra e Arsene Wengerit në vitin 2004, pasi Manchester City barazoi 1-1 në fushën e Bournemouth.
Ky është kulmi i një arritjeje të jashtëzakonshme për Mikel Artetën në punën e tij të parë si trajner. Spanjolli e ka shndërruar Arsenalin në një skuadër pretendente që kur mori drejtimin nga Unai Emery në dhjetor të vitit 2019.
Arsenali është kampion i Ligës Premier për herë të parë që nga skuadra e Arsene Wengerit në vitin 2004, pasi Manchester City barazoi 1-1 në fushën e Bournemouth.
Ky është kulmi i një arritjeje të jashtëzakonshme për Mikel Artetën në punën e tij të parë si trajner. Spanjolli e ka shndërruar Arsenalin në një skuadër pretendente që kur mori drejtimin nga Unai Emery në dhjetor të vitit 2019.
Arsenali do ta marrë trofeun e Ligës Premier në “Selhurst Park” të dielën, pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Crystal Palace.
Arteta do të bëhet trajneri me shërbimin më të gjatë në katër divizionet kryesore të futbollit anglez, sapo të konfirmohet largimi i Guardiolës nga City pas 10 vitesh.
Ai ka gjithashtu mundësinë ta ndjekë shembullin e mentorit të tij duke fituar Ligën e Kampionëve, kur Arsenali të përballet me Paris Saint-Germain më 30 maj.
Vetëm në pesë raste një ekip anglez e ka fituar kampionatin dhe Kupën e Evropës në të njëjtin sezon, me Cityn që ishte i fundit që e realizoi këtë arritje në vitin 2023.