Insajderi
Lajme

Lushtaku padit Kurtin për shpifje lidhur me pretendimet për pengimin e eskortës në Skenderaj

Insajderi
20 May 2026 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku padit Kurtin për shpifje lidhur me pretendimet për pengimin e eskortës në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ushtruar padi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës i konsideron si shpifje deklaratat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), lidhur me një pretendim se Lushtaku ka tentuar të pengojë me veturë eskortën e Kurtit gjatë një aktiviteti në Skenderaj.

Lushtaku ka deklaruar se këto pretendime të Kurtit janë të pavërteta dhe tendencioze.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje. Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta. Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe padinë.

Padia e Lushtakut është dorëzuar pasi kryetari i Skenderajt i kishte kërkuar Kurtit të tërhiqte deklaratat dhe të kërkonte falje, por kreu i LVV-së nuk e ka bërë një gjë të tillë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark