Insajderi
Lajme

Sot nafta një cent më shtrenjtë se dje, këto janë çmimet e derivateve

Insajderi
21 May 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot nafta një cent më shtrenjtë se dje, këto janë çmimet e derivateve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë për datën 21 maj 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.64 euro për litër, benzina 1.55 euro për litër, ndërsa gasi 0.75 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.

Vendimi është bazuar në përcaktimet e MINTI-t për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe monitorimit të tregut të derivateve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark