Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje në Ferizaj, publikon foton e tij

Insajderi
21 May 2026 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje në Ferizaj, publikon foton e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 maj 2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën “The Village Shopping & Fun”.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në këtë vepër penale.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor apo aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Sipas policisë, të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark