Insajderi
Lajme

Prokuroria në Pejë dhe Policia e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për luftimin e krimeve kibernetike

Insajderi
21 May 2026 - 13:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria në Pejë dhe Policia e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për luftimin e krimeve kibernetike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë ka zhvilluar një takim koordinues me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike në Pejë, me fokus luftimin e mashtrimeve kompjuterike dhe krimeve kibernetike.

Takimi u udhëhoq nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, së bashku me prokurorët e kësaj prokurorie. Gjatë diskutimeve u trajtuan rastet e shumta të mashtrimeve online dhe veprave të tjera kibernetike të raportuara në territorin e kompetencës së prokurorisë.

Në takim u theksua nevoja për intensifikimin e veprimeve hetimore dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional, me qëllim trajtimin më efikas të rasteve dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale.

Po ashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e krimeve kibernetike, të cilat po paraqesin sfidë në rritje për sigurinë e qytetarëve.

Në fund, Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës u kanë bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve në rrjetet sociale, mesazheve të dyshimta telefonike dhe formave të tjera të komunikimit elektronik që mund të shfrytëzohen për mashtrim ose keqpërdorim.

Institucionet kanë ritheksuar se luftimi i krimeve kibernetike mbetet një nga prioritetet kryesore të punës për vitin 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark