Insajderi
Lajme

Tragjedi në Vushtrri, humb jetën personi që ra nga kati i tretë i objektit në ndërtim

Insajderi
21 May 2026 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Vushtrri, humb jetën personi që ra nga kati i tretë i objektit në ndërtim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri pasditën e së enjtes.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, bëri të ditur Prekazi.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër në Vushtrri.

Ai u dërgua për në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë për trajtim mjekësor, mirëpo i njëjti s’arriti t’u mbijetojë plagëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark