Insajderi
Lajme

Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur

Insajderi
21 May 2026 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër ndaj ngecjes së Kosovës në proceset integruese evropiane dhe bllokadës financiare me të cilën po përballet vendi.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hasanpapaj ka bërë një krahasim me vendet e rajonit, teksa ka potencuar se përderisa shtetet fqinje po përfitojnë fonde të majme nga Bashkimi Evropian, Kosova ka mbetur prapa dhe e izoluar.

“Derisa Kosova ende nuk ka status zyrtar kandidati dhe vazhdon të mbetet e bllokuar financiarisht, BE-ja po harton traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe ka ndarë 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit të Rritjes”, ka shkruar ai.

Sipas Hasanpapajt, kjo situatë kërkon ndryshim të menjëhershëm të lidershipit shtetëror, pasi Kosova po humb hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik.

“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e re që e afron me BE-në, e zhbllokon financiarisht dhe e zhvillon ekonomikisht. Kosova nuk ka më kohë për të humbur!“, shkroi kandidati i LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark