Insajderi
Lajme

“Rugova nuk hesht”, protestë sot në Prishtinë kundër pezullimit të shërbimeve ndërtimore

Insajderi
22 May 2026 - 08:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rugova nuk hesht”, protestë sot në Prishtinë kundër pezullimit të shërbimeve ndërtimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, do të mbahet një protestë kundër vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta do të organizohet nën moton: “Rugova nuk hesht-Rugova kërkon drejtësi!”.

Sipas organizatorëve, nisja e transportit të organizuar do të bëhet nga lokali “Peja City”, duke filluar nga ora 09:30, prej nga qytetarët do të udhëtojnë me autobusë drejt kryeqytetit.

Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, i cili ka ftuar pjesëmarrësit që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me synim mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark