Insajderi
Lajme

Hasanpapaj: Kosova nuk blihet me 100 euro, kemi nevojë për paga dinjitoze

Insajderi
22 May 2026 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasanpapaj: Kosova nuk blihet me 100 euro, kemi nevojë për paga dinjitoze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti për shpërndarjen e 100 eurove në prag të zgjedhjeve.

Hasanpapaj ka theksuar se pensionistët, studentët dhe punëtorët nuk kanë nevojë për ryshfet elektoral, por për paga dinjitoze, zhvillim dhe siguri për të ardhmen.

Tutje, ai i ka bërë thirrje prokurorisë ta hetojë këtë vendim.

Postimi i plotë:

Katër vite i lanë qytetarët vetëm përballë varfërisë, çmimeve të larta dhe mungesës së perspektivës. Sot, në prag të zgjedhjeve, ky blerës recidivist dhe kjo qeveri në detyrë po tentojnë ta blejnë votën me nga 100 euro nga paratë e vet qytetarëve.

Pensionistët, studentët dhe punëtorët nuk kanë nevojë për ryshfet elektoral, por për paga dinjitoze, zhvillim dhe siguri për të ardhmen.

I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë vendim dhe kohën në të cilën po zbatohet, sepse qytetarët meritojnë zgjedhje të lira, jo manipulim me buxhetin e shtetit.

Kosova nuk blihet me 100 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës shtesat për qytetarët do t’i ndajë me ligj, të planifikuara dhe të garantuara institucionalisht, jo me vendime elektorale në prag të zgjedhjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark