Insajderi
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Graçanicë

    Insajderi
    22 May 2026 - 15:49
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Aksident i rëndë në Graçanicë
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore që të çon drejt Graçanicës, ku janë përfshirë disa automjete, përfshirë edhe mjete të rënda transportuese.

    Siç shihet nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë një kamion dhe disa vetura, në mes të cilave një furgon (kombi) i cili ka pësuar dëmtime të dukshme materiale në pjesën e pasme.

    Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e policisë.

    Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje për aksidentin, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark