Insajderi
Showbiz

Adioni dhe Ola drejt martesës? Komenti që ‘ndezi’ rrjetin

Insajderi
23 May 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adioni dhe Ola drejt martesës? Komenti që ‘ndezi’ rrjetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adioni ka ndarë së fundmi një video në llogarinë e tij në Instagram ku shihet në studio gjatë provave me grupin e tij muzikor. “Koha dasmave po vjen, provat me grupin nuk ndalen”, shkroi ai krahas pamjeve duke treguar se po bëhet gati për një sezon të ngarkuar me data dhe koncerte.

Megjithatë, vëmendjen e plotë të këtij postimi e mori komenti i partneres së tij, Olës.

Pyetja e saj e shkurtër, “N’Shtator a jeni?”, mjaftoi që rrjeti të ndizet menjëherë nga aludimet se mos vallë dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë në martesë pikërisht këtë vjeshtë. Adioni iu përgjigj me humor duke shkruar “deri n’2028 full jena mfal”, por kjo nuk i ndali komentet e fansave.

Kujtojmë se Adioni dhe Fabjola u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë së “Ferma VIP”. Pas përfundimit të formatit, dyshja jo vetëm që vazhdoi romancën e tyre, por mori edhe hapa seriozë duke njoftuar fejesën dhe duke marrë bekimin e familjarëve të tyre.

Që nga ajo kohë, çifti ka ndarë shpesh momente të ëmbla pranë familjeve të njëri-tjetrit. Vetëm pak ditë më parë, Ola publikoi një video nga Gjakova, ku shihej pranë familjarëve të Adionit duke u shërbyer kafe vjehrrës dhe familjarëve të tij, duke treguar se tashmë është përshtatur plotësisht si nuse në familjen e muzikantit. /Prive By Liberta Spahiu


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark