Insajderi
Botë

ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”

Insajderi
23 May 2026 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ShBA-ja ndryshon rregullat për marrjen e “Green Card”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat e emigracionit, duke vendosur rregulla më të ashpra për personat që aplikojnë për “Green Card” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas rregullit të ri, të publikuar nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët që kërkojnë statusin e rezidentit të përhershëm ligjor nuk do të mund ta përfundojnë më procesin brenda territorit amerikan, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

Reuters raporton se kjo do të thotë se emigrantët që aplikojnë për “Green Card” do të duhet të largohen nga ShBA-ja dhe të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të vazhduar procedurat përmes ambasadave ose konsullatave amerikane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark