Insajderi
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohen detajet e dasmës përrallore të Kidës

    Insajderi
    23 May 2026 - 21:11
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Zbulohen detajet e dasmës përrallore të Kidës
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e dashur Kida ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ditën e saj më të rëndësishme.

    Pas atij propozimi magjik për martesë që mori në Dubai dhe prezantimit të partnerit të saj, Ajbi, dyshja ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

    Raportohet se dasma e madhe do të mbahet më 1 shtator.

    Siç mëson Prive By Liberta Spahiu, lokacioni i përzgjedhur është Italia, ku çifti po organizon një ceremoni përrallore në fshehtësi të plotë, larg syrit të mediave. Kida, e cila gjithmonë është treguar të jetë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka vendosur të jetojë hapur ëndrrën e saj të dashurisë.

    Ftesat e para thuhet se kanë nisur të shpërndahen në rrethin më të ngushtë shoqëror dhe familjar, ndërsa vjeshta pritet ta gjejë këngëtaren nuse në një nga vendet më romantike e të bukura të botës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark