Insajderi
Lajme

Ardian Gjini zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i AAK-së

Insajderi
24 May 2026 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ardian Gjini zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i AAK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje në shkurt 2026 nga udhëheqja e AAK-së pas 26 vitesh.

Ai i ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë pasardhësit të tij në krye të partisë.

“Sot kryetar Ardian, unë dhe Aleanca besojmë tek ti. Besojmë që të jesh prijësi ynë, prijësi i Kosovës, prijësi i listës tonë më të mirë. Ashtu siç e kam besuar veten në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit dhe Aleancës. Për jetë ty Ardian, për jetë Aleancës” – tha Haradinaj.

Gjini është njëkohësish kryetar i Komunës së Gjakovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark