Insajderi
Lajme

Vuçiq paralajmëron dorëheqjen nga posti i presidentit pas tensioneve në Serbi

Insajderi
24 May 2026 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq paralajmëron dorëheqjen nga posti i presidentit pas tensioneve në Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të dielën se mund të japë dorëheqje së shpejti, duke kontestuar njëkohësisht pretendimet për madhësinë e protestës së mbajtur një natë më parë në sheshin “Slavija” në Beograd.

Duke folur para gazetarëve në Pekin, në nisje të vizitës së tij në Kinë, Vuçiq tha se mandati i tij po i afrohet fundit dhe se nuk do ta shkurtojë atë në mënyrën siç kishte bërë ish-presidenti serb, Boris Tadiq, sipas N1, përcjell Insajderi.

“Është e mundur që së shpejti ta paraqes dorëheqjen time”, tha Vuçiq.

Vuçiq akuzoi organizatorët për incidentet që ndodhën pas përfundimit të protestës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark