Insajderi
Insporti

Bersant Celina shënon supergol dhe e fiton derbin për AIK-un ndaj Hammarbyt

Insajderi
24 May 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bersant Celina shënon supergol dhe e fiton derbin për AIK-un ndaj Hammarbyt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bersant Celina e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës, këtë herë në derbin suedez ndaj Hammarbyt.

Mesfushori kosovar shënoi një gol të mahnitshëm për ta përmbysur epërsinë nga 1-0 në 1-2.

Pasi mori një pasim të bukur, Celina me një goditje të saktë pavarësisht pozitës jo të favorshme e mposhti portierin dhe nisi festën me tifozët.

Ndërkohë, Celina pritet edhe të rinovojë kontratën me AIK-un, kurse ende nuk dihet nëse do të ftohet nga përzgjedhësi Franco Foda për dy miqësoret e muajit qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark